Nesër i jepet lamtumira e fundit babait të ish-Presidentit Thaçi

Nesër i jepet lamtumira e fundit babait të ish-Presidentit Thaçi

Ceremonia e varrimit të babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi, do të bëhet nesër në ora 15:00.

Po ashtu në nderim të të ndjerit Thaçi do të mbahet një mbledhje komemorative sot në ora 15:00, në komunën e Skenderajt.

Haxhi Thaçi vdiq dje në moshën 83 vjeçare.

Nëse Thaçi do të lirohet për të marrë pjesë në varimin e babait, kanë folur nga Specialja.

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në një përgjigje për Periskopi është shprehur se për një çështje të tillë do të vendosë Paneli përgjegjës.

‘’Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla’’, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.

A do të lirohet Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait, flasin nga Specialja

 

Shpërndaje në: