Nesër garojnë Nora dhe Akil Gjakova, ky është orari i luftave të tyre

Nesër garojnë Nora dhe Akil Gjakova, ky është orari i luftave të tyre

Fituesja e medajles së artë në ‘Rio 2016’, Majlinda Kelmendi sot dështoi të përsëriste suksesin e Olimpiadës së kaluar duke diskualifkuar qysh në raundin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Insporti.

Ndërkohë, nesër do të paraqiten Akil dhe Nora Gjakova.

Akili do të garojë në kategorinë deri në 73 kilogramë, teksa në raundin e parë do të përballet me Ahmed Ayash nga Jemeni. Ai fillon garën rreth orës 04:00.

Në anën tjetër, Nora Gjakova gjithashtu e nis garimin e saj nesër. Ajo në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e parë do të jetë e lirë, kurse në të dytin do të përballet me fituesin e duelit mes xhudistes austriake, Sabrina Filzmoser dhe xhudistes nga Holanda, Sanne Verhagen. Nora do ta fillojë garimin pas orës 05:00.

Ndryshe, Kosova tashmë ka një medalje të artë pas fitores së djeshme të xhudistës tjetër, Distria Krasniqit.

Shpërndaje në: