Nesër është paralajmëruar se do të përurohet shtatorja e legjendës Fadil Vokrri

Të premten nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përurohet shatorja e Fadil Vokrrit.
Nesër nga ora 18:00 do të organizohet ceremonia zyrtare e përurimit të shtatores së Fadil Vokrrit.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një komunikate ka njoftuar se ceremonia e përurimit të shtatores organizohet nesër në ditëlindjen e 61-të, të legjendës së futbollit kosovar.
Të pranishëm do të jenë Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Ministri i MKRS-së Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Kryetari i FFK-së Agim Ademi.
Pas ceremonisë do të organizohet një miqësore në nder të Vokrrit ku do të luajnë veteranët e Kombëtares së Kosoves kundër veteranëvë të Kombëtares së Shqipërise.