Nesër dy seanca: Presidentja me adresim para deputetëve dhe shqyrtimi mbi ndarjen buxhetore për vitin 2025
Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare, shkruan Periskopi.
Në seancën e parë presidentja Vjosa Osmani do të sdresohet para deputetëve dhe fillon nga ora 09:30.
“Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës.
Seanca e dytë do të nis nga ora 10:00 dhe pikë e rendit të ditës është “Shqyrtimi i dyté i Projektligjit nr.08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025”. /PERISKOPI/