Nëse vuani nga hemorroidet, këto ushqime duhet të shmangni patjetër

Nëse vuani nga hemorroidet, këto ushqime duhet të shmangni patjetër

Hemorroidet mund të jenë përvojë e dhimbshme dhe e pakëndshme.

Nëse e keni këtë problem, mund të keni provuar shumë gjëra për të përmirësuar situatën. Mos harroni se një mënyrë për ta bërë këtë është duke ndryshuar dietën tuaj, shkruan HealthMatch.

Por, cilat janë ushqimet që duhet t’i shmangni nëse e keni këtë problem?

Produktet e qumështit

Shmangia e produkteve të qumështit është një hap kyç në trajtimin e hemorroideve. Produktet e qumështit si qumështi, djathi dhe kosi janë të pasura me laktozë, e cila mund të irritojë lëkurën e zonës anale. Intoleranca ndaj laktozës mund të çojë gjithashtu në diarre dhe, më rrallë, në kapsllëk, ndaj është e rëndësishme të mos futni këto ushqime derisa simptomat të jenë ulur.

Kur konsumohet qumështi, disa reaksione kimike mund të përkeqësojnë çdo shpërthim ekzistues të hemorroideve ose të krijojnë të reja. Nëse jeni diagnostikuar me intolerancë ndaj laktozës, shmangni të gjitha produktet e qumështit për të paktën dy javë pasi simptomat të zhduken.

Mielli i bardhë

Mielli i bardhë është një ushqim shumë i përpunuar dhe duhet të shmanget kur përpiqeni të evitoni ushqimet që shkaktojnë hemorroide. Është shumë i lartë në karbohidrate, të cilat mund të çojnë në diarre dhe kapsllëk, dy shkaqe të zakonshme të shpërthimeve të hemorroideve.

Nëse jeni duke kërkuar alternativa më të shëndetshme, provoni të zëvendësoni miellin e bardhë me atë grurit integral ose kërkoni alternativa të tjera atë të miellit me qiqra ose me bajame.

Ushqimet pikante

Ushqimet pikante mund të jenë të dëmshme për hemorroidet, pasi shkaktojnë irritim. Në disa raste, djegësia mund të shkaktojë një sulm të simptomave të hemorroideve duke i përkeqësuar ato.

Ushqimet pikante gjithashtu mund të përkeqësojnë simptomat e ulçerës në stomak ose zorrë, të cilat mund të çojnë në gjakderdhje.

Nëse keni kapsllëk të lidhur me hemorroidet, ushqimet pikante mund ta përkeqësojnë problemin sepse ato shkaktojnë kontraktime të muskujve në zorrë që mund të pengojnë lëvizjet e zorrëve.

Çipsat dhe ushqimet e kripura

Nëse keni hemorroide është thelbësore të shmangni çipsat dhe ushqimet e shpejta.

Ndërsa përmbajtja e lartë e yndyrës së këtyre ushqimeve është e keqe për shëndetin tuaj në përgjithësi, ata me hemorroide duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm për ato që hanë. Këto ushqime mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomat e hemorroideve.

 ‘Hot-dogët’ dhe mishi i thatë  

Nëse keni hemorroide, është mirë të shmangni mishin e përpunuar. Mishi i përpunuar është i mbushur me natrium dhe konservues që mund të përkeqësojnë hemorroidet tuaja. Nëse dëshironi diçka të kripur, provoni ushqime më të shëndetshme si arra ose fara.

Ushqimet me niseshte si çipsat e misrit mund të çojnë gjithashtu në kapsllëk, duke përkeqësuar potencialisht simptomat e hemorroideve.

Alkooli, kafeina dhe suplementet e hekurit

Megjithëse jo saktësisht “ushqime”, alkooli dhe kafeina dihet se rrisin presionin në venat e hemorroideve. Për më tepër, alkooli mund të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut në zonë.

Reduktimi i konsumimit të alkoolit dhe kafeinës mund të ndihmojë në zvogëlimin e shqetësimit të hemorroideve. Ato gjithashtu mund të shkaktojnë efekte anësore gastrointestinale, të cilat janë edhe më të padëshirueshme me hemorroidet.

Shpërndaje në: