Nëse vjen erë e keqe nga klima, koha është për servisimin e saj

Nëse vjen erë e keqe nga klima, koha është për servisimin e saj

Shumë shoferë e kanë ndier shpesh një erë të pakëndshme pasi e kanë aktivizuar klimën. Kjo është shenjë se servisimit të sistemit të klimatizimit i ka ardhur koha,  shkruan portali Automobili.ba.

Por, ekziston edhe një mënyrë për ta shmangur këtë erë.

Për shkak të lagështisë në sistem janë formuar kërpudha, prandaj zgjidhja sa më e shpejtë e këtij problemi do të ishte gjë e mençur, sepse përdorimi i kklimës në këtë gjendje mund të jetë i pashëndetshëm.

Zgjidhja më e lirë është ta rregulloni vetë problemin.

Në shumë modele veturash zëvendësimi i filtrit të klimës në kabinë është gjë e thjeshtë. Te disa vetura nuk kërkohet përdorimi i ndonjë pajisje. Një filtër pak më i mirë, me karbon aktiv, kushton rreth dhjetë euro. Dhe kaq, provblemi zgjidhet.

Përveç kësaj, ekziston edhe një mjet për dezinfektimin e klimave.

Sigurisht se zgjidhja më e lehtë është që mjeshtri të përkujedeset për klimë. Por, varësisht nga automjeti, një shërbim i tillë mund të shkoj deri në 50 euro.

Nëse kanë kaluar 2-3 vjet nga servisimi i fundit i klësim, duhet ta zgjidhni një servis të mirë dhe të kërkomni disa shërbime. Pse? Sepse, nuk mjafton vetëm mbushja e klimës apo e sistemit, e as vetëm ndërrimi i filterit.

Le të kthehemi prapë te çështja e erës së keqe. A mund të shmanget ajo?

Era e keqe e vazhdueshme është pasojë e krijimit të kërpudhave dhe më së shpeshti shfaqet në avullues, sepse aty krijohen kushte ideale – sepse ka lagështi.

Por ky fenomen mund të kufizohet. Si?

Mos harroni ta fikni klimën disa minuta para se të arrini në destinacionin tuaj, sepse  rrjedha e ajrit të punës do të thajë avulluesi – e kur nuk ka lagështi, nuk do të ketë as këpurdha.

Shpërndaje në: