Nëse qëndroni ulur për një kohë të gjatë, bëni këto ushtrime pesëminutëshe të jogës (Video)
Ushtrime të lehta me karrige për shëndet më të mirë
Dihet që qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj, por me disa ushtrime të jogës efektet e këqija të qëndrimit ulur mund të zvogëlohen.
Sipas studimit të “Annals of Internal Medicine”, njerëzit të cilët kryesisht qëndrojnë ulur gjatë ditës kanë rrezik dyfish më të madh nga sëmundje të ndryshme dhe disfunksioni i trupit.
Madje edhe nëse keni rutinë të caktuar të ushtrimeve, përpiquni t’i aplikoni këto ushtrime të thjeshta të jogës në rutinë tuaj ditore, në mënyrë që të zvogëloni efektet negative, të cilat mënyra e qëndrimit ulur mund të ketë në trupin dhe shëndetin tuaj në përgjithësi.
Kur qëndrojmë ulur për një kohë të gjatë nuk është vetëm shpina ajo që dëmtohet, por edhe pozicioni i trupit në përgjithësi, sistemi i qarkullimit të gjakut, muskujt, nervat, sytë dhe truri.