Nëse po kaloni krizë në çift, mos e mendoni ndarjen pa provuar këtë opsion!

Nëse po kaloni krizë në çift, mos e mendoni ndarjen pa provuar këtë opsion!

Ndarjet s’janë kurrë të thjeshta, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për një marrëdhënie të gjatë, mund të bëhet një rrëmujë e madhe. Nëse po kaloni një krizë me partnerin, mos konsideroni gjithnjë ndarjen për t’i dhënë fund problemeve tuaja, ndonjëherë një pushim i vogël është gjithçka që ju duhet.

Ju e dini që s’doni t’i jepni fund asaj që keni ndërtuar, por po ashtu e dini se disa gjëra duhen ndryshuar, dhe kjo është mënyra më e mirë për ta arritur këtë.

Pushimet ndonjëherë ndihmojnë vërtet. Keni kohë për t’u fokusuar tek ajo që doni më shumë dhe askush nuk mund të mjegullojë ndjesitë tuaja.

Kur të riktheheni dhe të flisni do të keni kaluar inatin e mëparshëm, jeni më të kthjellët rreth asaj që doni dhe do të jeni të aftë të dëgjoni vërtet njëri-tjetrin për herë të parë pas kaq kohësh. Gjatë periudhës që keni qenë larg njëri-tjetrit, keni qenë në kontakt me nevojat tuaja individuale që tani mund t’i diskutoni me partnerin dhe t’i vendosni në kuadër të lidhjes tuaj. Nëse jeni bërë për njëri-tjetrin, distanca vetëm sa do t’ju afrojë më shumë.

Burimi: Pop Sugar

Shpërndaje në: