Nëse pini një nga këto medikamente mund të pësoni goditje në tru ose sulm në zemër
Studiuesit kanë zbuluar sot rrezikun e saktë të një sulmi në zemër ose goditje në tru nga marrja e disa ilaçeve të zakonshme kundër dhimbjeve, shkruan Daily Mail.
Rreziqet në zemër nga përdorimi i ibuprofen, celecoxib, acid mefenamic, diclofenac dhe naproxen – të marra nga miliona në mbarë botën për të zbutur dhimbjen – janë vlerësuar si të larta.
Ekspertët tajvanezë kanë arritur në përfundimin se pesë tableta mund të ndikojnë mbi zemrën brenda katër javëve, por disa janë më të rrezikshme se të tjerat.
Ata vlerësuan shanset e një goditjeje të madhe kardiovaskulare për secilin prej analgjezëve popullor, duke përdorur të dhëna nga 5600 të rritur me hipertension – presion të lartë të gjakut.
Ata zbuluan, mesatarisht, se një në 330 të rritur që kanë përdorur ibuprofen, do të përjetojnë një atak në zemër apo goditje në tru brenda katër javëve.
Megjithatë, ky medikament që mund të gjendet në ccdo farmaci, është tre herë më pak i rrezikshëm se celecoxib, gjë që do të thotë se 1 në 105 të rritur mund të përjetojnë një atak në zemër ose goditje në tru.
Shkencëtarët gjetën acidin mefenamik që përbën kërcënim më të vogël, me vetëm 1 në 394 përdorues që pritet të pësojnë një goditje në tru apo sulm në zemër.
Një në 245 të rritur do të vuajë një shqetësim kardiovaskular nga marrja e diclofenak – e ndaluar të shitet në Mbretërinë e Bashkuar tre vjet më parë për shkak të rreziqeve të saj.
Por , nëse përdorni naproxen, një medikament që merret pa recetë në farmaci, rreziku për sulm në zemër apo tru është në raportin 1 në 214 të rritur.
Gjetjet, e botuar nga British Journal of Clinical Pharmacology, nxjerrin në pah rreziqet e njohura për marrjen e ilaçeve anti-inflamatore jo-steroide.
Një grup provash kanë dalë në vitet e fundit, duke i lidhur medikamentet e marra gjerësisht me sulmet në zemër dhe me arrestet kardiake – të cilat mund të vrasin brenda disa minutave.
Por disa studime të botuara deri më tani kanë qenë në gjendje të llogarisin rrezikun e saktë të ngjarjeve të mëdha kardiovaskulare ndërmjet NSAID-ve të ndryshme.