Nëse nuk ju pëlqen diçka, refuzojeni!
Ankoheni dhe kritikoni gjithçka dhe të gjithë, por pastaj nuk bëni asgjë konkrete. Ne duhet ta ndalojmë këtë lloj sjellje, pasi ajo ushqen pakënaqësinë, në vend se ta zvogëlojë atë. Është gjithashtu thelbësore, të mos shkatërrohen marrëdhëniet dhe të ndihmohet mendja të gjejë zgjidhje konkrete, në vend se të ngecë thjesht tek shfryrja e dufit.
Harxhoni energjitë negative që keni
Një përqindje e konsiderueshme e nervozizmit, mund të shmanget nëse kjo energji negative largohet nga sistemi nervor që i prodhon ato. Shmangia e akumulimeve, është një mënyrë e shkëlqyer për të qenë, nga njëra anë, më tolerantë, dhe nga ana tjetër për t’ju ndjerë më të qetë. Natyrisht, e gjitha kjo funksionon vetëm nëse bëni një aktivitet që ju pëlqen vërtet.
Shprehni kundërshtimet që keni
Ndjenja e nervozizmit të përhershëm, mund të nxitet nga një lloj censure, që na pengon të shprehim atë që është e gabuar. Të durosh, çon në shfyrrjen e dufit diku tjetër. Pra sa më shumë që arrini të keni një komunikim të qetë, aq më pak besdisje do të jenë të nevojshme. Ideale do të jetë të mos lini asgjë pa thënë. Shprehja në kohë reale e kundërshtive, sa herë që është e mundur, do të shmangë akumulimin e ndjenjave të tilla.