Nëse kjo gjë po iu ndodhë në iPhone, kujdes mos e hapni (Foto)
Përdoruesit e Apple janë në qendër të sulmeve në ditët e fundit nga një grup hakerësh. Në momentin kur do të përditësoni një aplikacion të ri, në iPhone janë shfaqur disa kopje të faqeve të cilat janë të rrejshme.
Hakerët kanë krijuar një faqe e cila mund të iu shfaqet edhe ju, është e ngjashme me atë të iPhonit por që duhet ta dalloni sepse është e bardhë në prapavijë dhe nuk i ka logot e aplikacioneve prapa, shkruan Indeksonline.
Në mënyrë të ngjashme me origjinalin, kjo faqe e hakerëve iu kërkon pasvordin e iPhonit.
Por në këtë rast nuk bën të jepni të dhënat e juaja pasi që bëhet fjalë për vjedhje të të dhënave.
Nëse iu futeni në këtë faqe, hakerët mund të kryejnë pagesa me kartela bankare të juajat.