Nëse kjo është pija juaj e preferuar, mund të jeni ‘pak’ psikopat
Ju shijon një gotë xhin me ujë tonik kur shkoni në club? Paskeni një të përbashkët me shkrimtarin e “Getsbit të Madh”, F. Scott Fitzgerald. Për më tepër, sipas shkencës, mund të keni pakëz prirje psikopatie.
Teoria u publikua nga Universiteti i Innsbruck-ut, Austri, që kreu një studim mbi njerëzit që preferojnë shijet e hidhura, siç është ajo e xhinit apo ujit tonik. “Ata që zgjedhin shijet e hidhura shfaqin herë-herë dashakeqësi.”-thuhet në raportin përfundimtar.
Pas analizimit të 1000 pjesëmarrësve u zbulua një lidhje mes preferencës për të hidhurat me psikopatinë, sadizmin, agresivitetin dhe dëshirën për të kundërshtuar. Po sipas studiuesve dëshira për kafe, apo ushqime si: rrepat, selinoja janë tregues narcizmi dhe cinizmi.