Nëse keni vendosur të përdorni rimel rezistent nda ujit, këto janë gjëra që duhet t’i dini
Në qoftë se jeni në dy mendje se çfarë rimeli të përdorni gjatë verës, rimeli kundër ujit ”waterproof” është ai që ju duhet.
Arsyet janë nga më të ndryshmet, fillimisht sepse reziston ndaj ujit, djersës dhe temperaturave të larta, por edhe sepse thekson shikimin duke e ruajtur look-un. Edhe pse ju mund ta keni blerë tashmë, këto janë 3 gjërat që duhet t’i dini rreth rimelit kundër ujit.
1.Rimeli rezistent nuk u jep volum qërpikëve: Në qoftë se mendoni se rimeli kundër ujit do t’i bëjë qerpikët tuaj të sa më voluminozë dhe të gjatë, gaboheni. Ndryshe nga llojet e tjera, rimeli ëaterproof ndan dhe thekson qerpikët, por nuk u jep volum. Duke qenë se ai është rezistent ndaj ujit ka një përbërje sa më pak kremoze.
2.Nuk mund të përdoret gjatë gjithë kohës: Edhe pse rimeli rezistent ndaj ujit është zgjidhja ideale gjatë verës, duhet të dini se nuk është i këshillueshëm që të përdoret gjatë gjithë kohës. Ai ka një formulë më agresive se rimeli i zakonshëm kështu që nuk duhet përdorur nëse keni qerpikë të dobët dhe të hollë.
3.Nuk është i thjeshtë për t’u aplikuar: Duke qenë se bëhet fjalë për një produkt që thahet shumë shepjt, duhet të jeni paksa të shkathët kur e vendosni, dhe të kujdesshëm po ashtu që të shmangni kontaktin me sytë dhe vijën e tyre.