Nëse keni thonj të dobët, keni mungesë të këtij minerali

Nëse keni thonj të dobët, keni mungesë të këtij minerali

Gjithmonë, kur diçka nuk shkon mirë me organizmin tuaj, ai ju lajmëron në forma të ndryshme.

Në rastin e thonjve të dobësuar dhe të thyeshëm, trupi ju tregon se një mineral i rëndësishëm është në nivele të ulëta. Dhe ai është mangani!

Mangani është një mineral shumë i rëndësishëm në proceset biologjike, aktivizon enzimat që marrin pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, aminoacideve dhe kolesterolit. Edhe pse nuk nevojiten sasira të mëdha të tij, sipas një studimi, 37% e amerikanëve, nuk e marrin manganin në baza ditore.

Trupi i njeriut ka 15-20 mg mangan në melçi, kocka, veshkë, pankreas, në gjendrat adrenale dhe pituitare. Ky mineral është esencial për koagulimin e gjakut dhe hormonet seksuale.

Ku mund ta marrim manganin?

Në ushqime si arra, fara (sidomos arrat macadamia kanë nivelin me të lartë të manganit), drithërat e plota (oriz kaf, tërshërë, quinoa, spinaq, çaj të zi, fasule etj.

 

Shpërndaje në: