Nëse keni të paktën 1 nga këto shenja, duhet të shkoni te mjeku/ja
“Nëse kuptoni se diçka nuk shkon, mos prisni të mbarojë viti,” tha për BestLife Dr. David Greuner. “Caktoni një takim për t’u siguruar që situata të mos dalë jashtë kontrollit”. Cilat janë disa nga shenjat që nuk duhen injoruar sepse mund të jenë paralajmëruese të një gjendjeje shëndetësore që ka nevojë për trajtim.
1. Po humbisni peshë krej papritur, pa ndonjë përpjekje specifike.
2. Keni dhimbje koke të vazhdueshme.
3. Keni temperaturë që nuk ulet.
4. Keni dhimbje të vazhdueshme dhe të herëpashershme në stomak.
5. Ju duket sikur keni një gungë në fyt.
6. Ndiheni në depresion.
7. Ju merret fryma pasi bëni aktivitete normale.
8. Vazhdimisht, e gjeni veten në një gjendje konfuzioni, paqartësie, harroni detaje elementare etj.
9. Ndiheni totalisht ndryshe pas një procedure mjekësore.
10. Keni një bllokim në kraharor.
11. Ju mpihen muskujt.
12. Keni probleme me frymëmarrjen dhe nuk mbusheni dot me frymë.
13. Papritur, ndiheni të dobët, nuk keni fuqi.
14. Keni shtuar në peshë shumë shpejt.
15. Keni shumë shpesh marramendje.
16. Keni dhimbje të vazhdueshme në qafë.
17. Vini re ndryshime si shkoni më shpesh, më pak, vini re ndryshime te urina/jashtëqitja etj.
18. Keni kollë që thjesht nuk përmirësohet.
19. Nisni të gërhisni papritur.
20. Ndiheni të fryrë edhe pse keni konsumuar pak ushqim.
21. Keni plagë që nuk mbyllen lehtë.
22. Keni dhimbje të vazhdueshme në shpinë.
23. Përjetoni ndryshime të papritura në shikim.
24. Keni dëshirë të hani gjëra që nuk hahen.
25. Duart/këmbët i keni të fryra.