Nëse keni pyetje rreth depilimit me laser, këtu i gjeni të gjitha përgjigjjet!

Nëse keni pyetje rreth depilimit me laser, këtu i gjeni të gjitha përgjigjjet!

Depilimi me brisk, me dyll apo me çfarëdo lloj metode tjetër, nuk është aq efektiv sa ai me laser. Megjithatë femrat i frikësohen kësaj metode, duke menduar, se ky i fundit është i dëmshëm.

Kjo metodë e teknologjisë së lartë përdor dritën për të “shkatërruar” folikulën e qimes duke e lënë lëkurën të pastër dhe pa pika të zeza nën lëkurë. Të gjitha pyetjet tuaja do të marrin përgjigjie më poshtë;

Si funksionon heqja e qimeve me laser?
Çdo shërbim me fjalën “laser” mund të duket frikësuese, por në të vërtetë është shumë e thjeshtë. “Energjia nga laseri kap pigmentin në gjëndrën e qimes, duke e shkatërruar në rrënjë”, shpjegon dermatologja e New Yorkut Dr. Margarita Lolis. Sapo rrënja të shkatërrohet, nuk mund të dalin më qime.

Lloji i laserit sipas tipit të lëkurës
Sipas Rachel Sharoff, estetist i licencuar në Skintology Skin and Laser Center, Dioda është shumë efektive si për lëkurat e bardha ashtu dhe ato zeshkane.
Ky laser me impuls të gjatë mund të përdoret në mënyrë të sigurtë tek të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë edhe lëkurën e nxirë . Është më pak efektiv për qimet e holla dhe bjondet.

Ndonëse laseri mund të funksionojë në çdo pjesë të trupit, është veçanërisht i efektshëm në zonën intime, mjekërr dhe sqetullat.

Cilët janë kandidatët më të mirë për heqjen e qimeve me laser?
Kjo teknologji e avancuar është më efektive tek qimet e errëta dhe lëkurat e bardha. Laseri tërhiqet nga pigmenti, ose ngjyra, në rrënjën e qimeve. Megjithatë kur qimet janë të dendura (jo të holla ) mund të dalin sërish për shkak të ndryshimeve hormonale.

Shumica e antibiotikëve mund të jenë fotosensitivë, kështu që nëse keni një infeksion, bëni mirë ta shtyeni trajtimin tuaj për disa javë.

Nëse nuk jeni të sigurtë nëse mjekimi juaj mund të ndikojë negativisht në trajtimin e heqjes së qimeve me laser, këshillohuni me mjekun tuaj paraprakisht.

Shumica e klientëve kanë nevojë për gjashtë deri në tetë trajtime për heqjen totale të qimeve.

Ndjesia që do të përjetoni gjatë trajtimit me laser është si një pickim i lehtë dhe pak djegie.

Mos e shtyni takimin për shkak të ciklit menstrual. Nuk ndikon aspak në trajtim!

 

Shpërndaje në: