Nëse keni probleme me zemrën mos e bëni kurrë këtë ushtrim (FOTO)
Qëndrimi “beton” është një nga ushtrimet më të ndjekura në palestër dhe është kthyer në një mit pasi gjithë super modelet dhe emra të famshëm e praktikojnë.
Kjo sepse forcon dhe tonifikon muskujt njëkohësisht në gjithë trupin. Pavarësisht të mira që sjell, një pozicion kaq i vështirë për t’u mbajtur për një kohë të gjatë, mund të përbëjë një rrezik pë rata që kanë probleme me zemrën.
Qëndrimi “beton” është një ushtrim i fuqishëm pasi stabiliteti i trupit varet nga balancimi i gjithë peshës trupore në krahët dhe gishtat e këmbës, duke forcuar muskujt e barkut për të mos e lënë trupin të bjerë poshtë.
Koha për këtë ushtrim këshillohet rreth 10 sekonda, pasi një kohë më e gjatë mund të shkaktojë dëme të mesit dhe shpinës kurrizore.