Nëse keni probleme me gjumin, ndryshoni këto veprime
Nëse keni probleme me gjumin, është koha të bëni disa ndryshime në rutinën tuaj gjatë ditës. Këto janë me të vërtetë disa hapa që do ju ndikojnë në gjumin tuaj.
Fikni pajisjet elektronike më herët
Bëni stërvitjen gjatë ditës
Nëse e keni planifikuar stërvitjen në mbrëmje, ky nuk është një lajm i mirë, pasi ajo do ju ngrejë nivelin e energjisë që keni (ndryshe nga supozimet që ju lodh). Prandaj është mirë që ta realizoni atë gjatë drekës ose paradite.
Përpara gjumit, stabilizoni një rutinë të stretch-ing ose yoga.
Në vend të stërvitjes së plotë, meditimi ose thjesht stretch-ing do relaksojë muskujt dhe mendjen dhe do jeni gati për një gjumë të rehatshëm.
Flini më herët duke e afruar orarin e gjumit me 15 minuta çdo natë.
Nëse flini në mesnatë, por doni të flini në 10 këtë nuk mund t’a realizoni menjëherë. Prandaj çdo natë afroni orarin me intervale prej minutash.
Zëvëndësoni dushin e mëngjesit me një të tillë në darkë.
Një dasmë e vakët do ju relaksonte përpara gjumit.
Provoni të mbani shënime
Mbani shënime me pika për gjërat që keni realizuar dhe duhet të realizoni ditën e ardhshme. Kjo do ju ndihmonte të organizoni mendimet dhe të jeni më të qetë.