Nëse keni këtë simptomë, shkoni menjëherë tek mjeku

Nëse keni këtë simptomë, shkoni menjëherë tek mjeku

1% e grave nuk janë në dijeni se nevoja për të urinuar shpesh është një simptomë e kancerit të vezores, ka zbuluar një sondazh i ri. Sondazhi i kryer nga Target Ovarian Cancer zbuloi se simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje, si dhimbja në pjesën abdominale dhe fryrja e barkut, nuk njihen nga shumica e grave. Vetëm 1/5 nga 1000 gratë e intervistuara përmendën fryrjen e shpeshtë të barkut si simptomë.

Problemi me simptomat e kancerit të vezores është se janë jo-specifike. Nëse i përjetoni këto simptoma shpesh për më shumë se 12 herë në muaj, lini një takim me mjekun specialist.

Ekspertët shpresojnë të ndërgjegjësojnë gratë mbi simptomat e zakonshme të kancerit të vezores, për t’i kontrolluar ato vetë, kështu ato që preken nga kjo sëmundje të mund të kërkojnë ndihmë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Gjithsesi, një studim i vitit 2009 ka zbuluar se nga 100 gra të cilat kanë nevojë të shkojnë në tualet shpesh, vetëm 2 ose 3 mund të kenë kancer të vezores.

Pavarësisht se është lloji i katërt më i zakonshëm i kancerit të femrat – pas kancerit të gjirit, mushkërisë dhe zorrës – një mjek specialist mund të hasë vetëm 1 rast me kancer të vezores çdo 5 vite, mesatarisht.

Duke pasur parasysh përgjithësimin e këtyre simptomave, pjesa më e madhe e pacientëve nuk marrin një diagnozë të saktë derisa të jetë shumë vonë.

Vetëm 4% e grave janë të bindura që simptomat të cilat po përjetojnë vijnë si pasojë e kancerit të vezores.

Disa nga pacientet madje mund të mos përjetojnë as edhe ndonjë simptomë.

/Burimi: Independent/

Shpërndaje në: