Nëse ju vjen ky mesazh në Facebook mos klikoni në link

Nëse ju vjen ky mesazh në Facebook mos klikoni në link

Një mashtrim është duke i infektuar kompjuterët, duke i bërë ata të dërgojnë mesazhe në Facebook, duke shpërndarë një virus.

Kështu që nëse shihni mesazhe të dyshimta nga një shok në Facebook, keni kujdes se çfarë po klikoni.

Virusi i ri që është duke u shpërndarë nëpër rrjetin social, dërgon mesazhe që përfshijnë emrin e dërguesit, fjalën ‘video’, një emoji të ‘tronditur’ dhe një virus të fshehur në link.

Nëse klikoni në link, atëherë do të dërgoheni në faqe të ndryshme me viruse që përfshin një kanal të rrejshëm në YouTube dhe një instalues të rremë Flash Player varësisht se çfarë shfletuesi përdorni.

 

Shpërndaje në: