Nëse ju pëlqejnë qershitë jeni me fat; Ja se si ky frut do të përmirësojë shëndetin tuaj këtë verë

Nëse ju pëlqejnë qershitë jeni me fat; Ja se si ky frut do të përmirësojë shëndetin tuaj këtë verë

Qershitë e ëmbla  janë një nga frutet më të  shijshme të verës. Të ëmbla, kompakte, të  gjithë e dinë që qershia është një argëtim i këndshëm dhe i lehtë për verën, por cilësitë e tyre për të luftuar sëmundjet dhe për të rritur imunitetin shpesh anashkalohen. Këtu janë disa mënyra se qershi e ëmbël do të përmirësojë shëndetin tuaj këtë verë.

Mund të parandalojnë kancerin dhe inflamacionin: Ne e dimë se radikalët e lirë në trup mund të shkaktojnë kërdinë, por a e dini që qershia përmban radikalë të lirë që mund të ndalojnë qelizat e kancerit? Jo vetëm kjo, por studimet ka treguar se disa lloje të kancerit ndalohen pikërisht nga disa përbërës që gjenden tek qershitë.  Këto të fundit janë të listuara edhe nga Instituti Amerikan për Kërkimin e Kancerit si një ushqim që lufton kancerin. Këto antioksidantë ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit.

Qershitë mbrojnë trurin dhe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është shkaku i gjashtë i vdekjeve më të mëdha. Ndërsa studiuesit po mundohen për të gjetur një kurë dhe mjete për ta parandaluar atë, qershitë na ofrojnë një mënyrë për të mbrojtur trurin tonë kundër sëmundjes agresive të “vjedhjes” së kujtesës.

“Qershia rrit kujtesën dhe funksionimin e trurit për shkak të anthocyanines dhe flavonoideve të tyre,” tha Lauria Cason, dietologe. Përbërësit e saj si quercetin, kaempferol dhe isorhamnetinnë ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi.

Shpërndaje në: