Nëse ju ndodh kjo gjatë natës, në mëngjes shkoni urgjent te mjeku
Nëse djersini shpesh natën, atëherë kjo është diçka për të cilën duhet të shqetësoheni.
Në qoftë se dhoma juaj e gjumit është jashtëzakonisht e nxehtë, ose jeni duke përdorur shumë batanije, ju mund të djersitni gjatë gjumit dhe kjo është normale.
Megjithatë, për të dalluar djersitjet e natës që lindin nga shkaqe mjekësore, nga ato që ndodhin për shkak të një mjedisi rrethues, mjekët në përgjithësi i referohen djersitjeve të vërteta të natës si valë të rënda nxehtësie, të cilat mund t’ju njomin rrobat e gjumit, çarçafët dhe që nuk janë të lidhura me një mjedis të tej nxehur.
Cilat janë simptomat e djersitjeve të natës?
Me praninë e infeksioneve apo sëmundjeve të caktuara, bashkë me djersitjet e natës mund të shfaqen edhe ethe. Ndonjëherë mund të shfaqen dhe të dridhura ose ndjesi të ftohta;
Me sëmundjen e kancerit si limfoma, pacientët mund të përjetojnë rënie të pashpjegueshme në peshë. Djersitjet e natës, për shkak të tranzicionit menopauzal, janë të shoqëruara me simptoma të tjera tipike të menopauzës si thatësia vaginale, valët e nxehtësisë dhe ndryshime të humorit;
Djersitjet e natës që shfaqen si një efekt anësor i barnave, mund të shoqërohen me efekte të tjera anësore të tyre, në varësi të llojit të përdorur;
Gjendjet mjekësore që sjellin djersitje të tepërt në përgjithësi (në krahasim me djersitjen vetëm gjatë natës), mund të shkaktojnë rritje të djersitjes, në orët e tjera të ditës.