Nëse jeni shëndoshur pas martesës e ka fajin vetëm kjo gjë

Nëse jeni shëndoshur pas martesës e ka fajin vetëm kjo gjë

Dashuria mund të jetë e verbër, por mund edhe të të shëndoshë.

Çiftet e reja fitojnë mesatarisht 2-3 kilogramë brenda vitit të parë të martesës, shpjegon Dr Catherine Hankey, një lektore në Universitetin e Glasgout.

Disa çifte mund të fitojnë deri në 2 kilogramë në tre muaj, nëse jetojnë së bashku, shton ajo.

Kjo mund të ndodhë sepse ushqimi bëhet thelbësor për çiftet që bashkëbisedojnë, të cilët mund të inkurajojnë njëri-tjetrin të hanë më shumë dhe më pas të lëvizin më pak.

“Kjo është një çështje e madhe kulturore”, tha ajo për “The Times”.

“Njerëzit që jetojnë së bashku duhet të ruajnë peshën e tyre. Kur shëndoshesh është keq për vetëvlerësimin dhe mund të dëmtojë gjithashtu marrëdhëniet.”

Komentet e Hankey ndjekin një numër studimesh shkencore të cilat kanë provuar se një marrëdhënie e lumtur është një sinonim me grumbullimin e gramëve apo kilogramëve.

Një studim i vitit 2013 i kryer nga hulumtuesit në Southern Methodist University (SMU) zbuloi se sa më të kënaqur të ishin të sapomartuarit me martesat e tyre, aq më tepër peshonin ata gjatë një periudhe dyvjeçare.

Në të kundërt, çiftet që ishin më pak të kënaqur në marrëdhëniet e tyre ruanin peshën që kishin.  Shtimi i peshës është gjithashtu i zakonshëm për çiftet që hyjnë në marrëdhënie të reja.

Kjo mund të jetë veçanërisht e përhapur për gratë, pasi një sondazh i kryer nga farmacia online UKMedix në 2014-n zbuloi se 43 përqind e grave kanë shtuar peshë në vitin e parë të një marrëdhënieje të re.

Burimi: The Independent

Shpërndaje në: