Nëse jeni duke marrë antibiotik, këto ushqime duhet të shmangen patjetër
Së pari, këto ushqime mund të ndërhyjnë në trup dhe të prishin efektivitetin e antibiotikëve. Së dyti, ato mund të ngadalësojnë zbrazjen e stomakut dhe për pasojë do të kenë nevojë për një kohë më të gjatë për t’u përthithur nga trupi
Qumështi dhe nënproduktet e tij:djathi, salca e kosit, gjalpi, akullorja etj nuk duhet të konsumohen nëse jeni duke përdorur antibiotikë. Kalciumi që është i pranishëm në këto produkte mund të pengojë absorbimin e antibiotikëve në trup.
Ushqimet e pasura me hekur: është si dhe kalciumi edhe hekuri është i njohur për bllokimin dhe mos absorbimin e antibiotikëve në trup. Mëlçitë, mishi i kuq, kungulli, arrat, zarzavatet me gjethe jeshile, çokollata e errët duhet të kufizohen gjatë kohës që po përdorni antibiotikë.
Alkooli: alkooli shton efektet anësore të antibiotikëve, përfshikë këtu marramendjen, problemet gastrointestinale etj.
Ushqimet acidike: ushqimet e pasura me acid nuk lejojnë që antibiotikët të bëjnë efektin e duhur në organizëm.