Nëse Inter nuk kualifikohet në Champions, tre yjet e ekipit do largohen

Nëse Inter nuk kualifikohet në Champions, tre yjet e ekipit do largohen

La Gazzetta dello Sport po paralajmëron për pasoja shkatërruese nëse Interi humbet kualifikimin në Champions League, duke përfshirë shitjen e Alessandro Bastoni, Nicolo Barella dhe potencialisht Lautaro Martinez.

Nerazzurrët janë në panik pasi Roma i kapi ata në vendin e katërt, teksa janë kapërcyer nga Milani.

Tani që vendi i tyre në edicionin 2023-24 të Ligës së Kampionëve është vërtet në rrezik, raportet po shqyrtojnë se çfarë do të thotë realisht kjo për të ardhmen e klubit.

Dështimi për të hyrë në nivelin më të lartë të Evropës do të merrte rreth 50 milionë euro nga buxheti.

Sipas La Gazzetta dello Sport, kjo do të nxiste gjithashtu një ulje të përgjithshme të pritshmërive në vijim, kjo përfshin shitjen e disa yjeve të mëdhenj për të mbledhur fonde, me mesfushorin Barella, qendërmbrojtësin Bastoni dhe sulmuesin Lautaro Martinez.

Shpërndaje në: