Nëse i keni vërejtur këto shenja tek partneri juaj, ai po ju tradhëton!
Qoftë tradhëti emocionale, fizike, mendore, e çastit e pamenduar, emërtime të cilat njerëzit i kanë shpikur për të mbuluar sado pak plagët e një tradhëtie, kjo e fundit lëndon, thyen në mijëra copëza zemrën dhe ndryshon një herë e përgjithmonë një person, ndonëse kjo gjë mund të mohohet.
Arsyet që shtyjnë një person drejt tradhëtisë mund të jenë të shumta, por shenjat paralajmëruese nuk ndryshojnë shumë nga lloji i tradhëtisë dhe femrat duhet të jenë të vëmendshme për të kuptuar lojërat e dyfishta të partnerit!
Ndryshime në sjellje:
Mban një telefon të dytë, i cili papritur i duhet për punë!
Celular i bllokuar me kode, orë të kaluara në rrjete sociale, sjellje enigmatike??
Dijeni se diçka nuk po shkon mire dhe mjaft e gënjyet veten se asgjë nuk po ndodh!
Mungesa e dëshirës për të patur marrëdhënie intime për një kohë të gjatë është shenjë e tradhëtisë në çift.
Mungesa e përkushtimit e komunikimit apo distanca që krijon partneri paralajmëron shkëputje fizike.
Qëndrimi i tij ndaj jush ka ndryshuar.
Përveç distancës, kritikat e vazhdueshme dhe mungesa e respektit janë shenja të një lidhjeje jo të fortë ose të një partneri në kërkim të një aventure tjetër.
Nëse bashkëshorti juaj apo i dashuri po harxhon shuma parash të pajustifikuara është një shenjë, për të cilën duhet të dyshoni!
Orët e zgjatura të punës dhe mungesa e komunikimit
Ju fik telefonin, justifikohet se është në mbledhje apo del me miqtë pas punë…Nëse këto gjëra ju bëjnë të dyshoni duhet ta vendosni në pozitën që ai të shpjegohet !
Ndryshime në pamjen e jashtme.
Këto të fundit jo gjithmonë janë shenjë tradhëtie, por nëse shihni që ai “pispilloset” më shumë se zakonisht çdo mëngjes, investon në parfume e kremra të shtrenjtë, duhet të dyshoni se diçka nuk shkon.