Nëse i dini përgjigjet në këto 5 pyetje, do të jeni të lumtur
Dashuria kapërcen urrejtjen, dhe toleranca kapërcen zemërimin! Një histori e mençur që na la Rumi, një filozof dhe poet i famshëm …
Pasi një nga nxënësit i bëri Rumit, një filozof dhe poet persian, pyetje interesante, ai i dha përgjigje të fuqishme sa mund të ndryshojnë jetën dhe botën.
-Çfarë është zemërimi, pyeti nxënësi?
Zemërimi nuk e pranon atë që nuk mund ta kontrollosh. Nëse pranoni që disa gjëra janë jashtë kontrollit tuaj, zemërimi bëhet tolerancë.
-Çfarë është zilia?
Zilia nuk pranon të mirën te të tjerët. Nëse e pranojmë, bëhet frymëzim.
-Çfarë është helmi?
Çdo gjë më shumë sesa kemi nevojë mund të jetë helm. Mund të jetë fuqia, pasuria, ushqimi, egoja, lakmia, përtacia, ambicia, urrejtja apo diçka tjetër.
-Çfarë është frika?
Frika nuk pranon pasiguri. Nëse pranojmë pasiguri, frika bëhet aventurë.
-Çfarë është urrejtja?
Urrejtja nuk e pranon dikë ashtu siç është. Nëse e pranojmë pa kushte, urrejtja bëhet dashuri.