Nëse i “hani” thonjtë, rrezikoheni nga këto sëmundje
Por, nëse jeni në mesin e miliona ngrënësve të thonjve, atëherë duhet ta dini se ky zakon është më i rrezikshëm se që mund ta mendoni.
Kjo pasi duke i ngrënë thonjtë ju rrezikoheni të bini viktimë e shumë problemeve shëndetësore, sipas ekspertëve shëndetësorë nga SHBA.
Këto janë pesë arsyet pse duhet ta lini këtë zakon – sa më shpejt.
- Mikrobet qëndrojnë nën thonj
Nuk ka rëndësi a i lani duart apo jo, është shumë e vështirë që të hiqen të gjitha mikrobet dhe papastërtitë tjera nën thonjtë tuaj. Ekspertët nga SHBA thonë: “Vetëm imagjinojeni se çfarë jeni duke i bërë trupit tuaj sa herë që u jepni këtyre mikrobeve dhe papastërtive mundësinë që të hynë në gojën tuaj!”.
Sapo mikrobet të hyjnë në trupin tuaj, shanset tuaja për sëmundje rriten dukshëm. Është koha që të mos i hani më!
- Rreziku nga infeksionet
Ngrënia e thonjve rritë rrezikun e infeksionit të keq, të njohur si ‘paronikia’. Simptomat përfshijnë ënjtje, skuqje dhe dhimbje përreth thonjve. Nëse infeksioni është bakterial, mund të ketë edhe flluska të mbushura me qelb.
- Mbroni dhëmbët
Dhëmbët tuaj janë për të përtypur ushqim dhe nuk duhet të përdoren si vegla. Ngrënia e rregullt e thonjve mund të bëjë që dhëmbët tuaj të zhvendosen nga vendi i tyre, që mund të çojë në nevojë për proteza. Madje, ngrënia e thonjve shkakton edhe thyerjen e dhëmbit dhe dëmtimin e smaltit të tij, transmeton Gazeta Express.
- Rrezik më të madh nga mosrritja e thonjve
Nëse vazhdimisht i hani thonjtë, gjasat janë se ju do t’i hani më shumë se që duhet. Kur një copë e një pjese të lëkurës së grisur shfaqet në rrënjët e thonjve tuaj, kjo njihet si ‘thoi që rri varur’. Thonjtë që qëndrojnë varur janë plagë të hapura që lehtë mund të infektohen.
Shumica e thonjve të parritur shkaktohen në thonjtë e këmbëve, por ngrënia e thonjve mund të bëjë që thonjtë t’ju rriten edhe nën lëkurën e gishtave tuaj. Thonjtë e parritur mund të shkaktojnë dhimbje dhe ënjtje dhe potencialisht mund të çojë në infeksione për të cilat duhet të hyhet në operacion.
- Rreziku nga helmimi toksik
Nëse i lyeni thonjtë me llak, urgjent duhet të braktisni ngrënien e tyre. Llaku ka përbërës toksik që mund të jenë shumë të dëmshëm nëse hyjnë në trupin tuaj. Edhe pse sasia e vogël e toksicitetit mund të mos tregojë asnjë efekt të dëmshëm menjëherë, mund të ketë pasoja të mundshme afatgjate në shëndetin tuaj nëse i hani thonjtë.