Nëse ha këto ushqime ju garantojmë se do të bëheni akoma më e bukur
Ju mund të shkoni në palestër, të visheni bukur apo të bëni një makijazh të bukur, por prapë nuk do të jeni në gjendjen tuaj më të mirë.
Sepse ushqimet kanë një ndikim madhor në pamjen tuaj dhe rrezatimin e trupit tuaj. Që të shkëlqeni dhe të dukeni gjithmonë të bukur konsumoni sa më shumë këto produkte ushqimore:
1.Kos
Tavë kosi
Dietologët këshillojnë kosin pasi është i mbushur me proteina dhe ka shije të mirë. Por gjithashtu përmban shumë aminoacide, të cilat janë të mira për të hequr qafe rrathët e zinj poshtë syve.
2.Fasule
Fasule pllaqi
Fasulet dhe shumë bishtajore të tjera janë të mbushura me përbërës si proteina, zinku, hekuri dhe biotina, që ju japin flokë më të gjatë dhe më të fortë, sipas ekspertëve.
3.Ujë
Kemi dëgjuar shumë njerëz që betohen se sekreti i tyre i bukurisë është konsumimi i ujit. Dietologët thonë se uji është padyshim vendimtar për bukurinë. Kur jeni të hidratuar, metabolizmi juaj funksionon në mënyrë më të mirë, duke ju mbajtur në formë të shkëlqyeshme.
4.Brokoli
Supë brokoli
Kjo perime e gjelbër është e ngarkuar me antioksidantë si vitamina C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit tuaj të gjakut.
5.Luleshtrydhet
Nese nuk pëlqeni perimet e gjelbërta, luleshtrydhet janë gjithashtu të mbushura me vitaminë C.
6.Salmon
Temaki salmon
Ky peshk i shijshëm është i mbushur me omega-3, ndihmon në luftimin e stresit dhe ju vë në një gjendje shpirtërore të mirë. Trupat tanë nuk mund të bëjnë vetë omega-3, prandaj është e rëndësishme që të marrim këtë vitaminë nga ushqime të tjera.