Nëse e shihni këtë grua njoftoni menjëherë Policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, e cila dyshohet për përfshirje në veprën penale të ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’, transmeton Periskopi.
Në faqen zyrtare të policisë në Facebook, është publikuar fortografia e të dyshuarës, ku kërkohet informacion për të mundësuar kapjen e saj.
Autoritetet iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të kenë një bashkëpunim mes tyre, kështu që të raportojnë çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës apo vendodhjes së saj.
“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Njësiti Hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
E dyshuara kërkohet për veprën Shpërdorim i pasurisë së huaj.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës apo vendodhjes së saj kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”, thuhet në kërkesën e policisë.