Nëse e gjeni këtë problem në Google, i fitoni 200 mijë dollarë
Që nga 2010-ta Google ka paguar hulumtuesit e sigurisë miliona dollarë. Kompania sot rriti shpërblimet e programit të sigurisë në Android duke qenë se asnjë hulumtues nuk kishte arritur të fitonte shpërblimin më të lartë prej 2 vitesh.
Kjo shumë është e disponueshme prej 2 vitesh dhe Google sapo konfirmoi se askush asnjëherë nuk ka arritur të zbulojë një problem sigurie i cili vlen 50,000 dollarë.
Për këtë Google vendosi të katërfishojë shpërblimin nga 50,000 dollarë në 200,000 dollarë. Ky shpërblim është për ata që zbulojnë një exploit i cili çon të kompromentimin e TrustZone ose Verified Boot.
Sakaq për ata që zbulojnë problem në kernelin e Android shpërblimi do të rritet nga 30,000 dollarë rnë 150,000 dollarë.
Që kur programi Android Security Rewards debutoi, Google ka shpërblyer hulumtuesit me 1.5 milion dollar. Kompania tha se ata kishin raportuar 450 probleme sigurie. Janë paguar afro 10,209 dollarë për hulumtues.