Nëse doni të shpëtoni planetin nga ngrohja globale, MJAFT bletë rroba të reja; Nisma e aktores së famshme
Nëse zjarri në Australi, bora në Emirate dhe pranvera në Angli të kanë shqetësuar dhe nuk e ke idenë se si të kontribuosh për të përmirësuar mjedisin, ka lajme të reja fringo. Ditën e djeshme, aktorja Emma Watson, ka deklaruar bashkëpunimin e saj me thredUP, një dyqan online me veshje të përdorura, synimi i të cilit është më i madh se shitja e veshjeve të përdorura.
Tashmë ka një mundësi dhe një mënyrë për të kuptuar se sa shumë, ndikojnë zakonet tona rreth pazareve, mbi ambientin. Kjo llogaritje bëhet në bazë të asaj çfarë ndodhet ka në dollapin tënd.
Emma Watson është një nga aktoret që i është bashkuar kësaj nisem dhe përmes një postimi në Instagram ajo dëshiron të ndërgjegjësojë me miliona njerëz : Ja deklarata e saj
“Dollapi ynë ka një ndikim në planetin tone më të madh nga sa ne mendojmë, prandaj jam krenare për bashkëpunimin me @thredUP, të cilët po promovojnë kalkuluesin e tyre fashion. Jam shumë e lumtur që do të ndihmoj njerëzit të zbulojnë se çfarë impakti ka dioksidi i karbonit të garderobës së tyre dhe më pas dhe hapat për të lehtësuar këtë gjurmë.”
Makina llogaritëse e veshjeve , përdor një seri pyetjesh rreth mënyrës së blerjeve, duke përfshirë gjithashtu pastrimin e tyre, qeramarrien e tyre dhe kthimin e tyre. Pajisja llogarit sasinë apo gjurmët që lë në atmosferë dioksidi I karbonit të dollapit tuaj. Llogaritësi iu këshillon mënyrën më të mirë për të përcaktuar këtë gjurmë më shpjegimin përkatës se si këto aksione sjellin përkeqësim apo përmirësimin e situatës.