Nëse doni të bëni ‘share’ diçka, Facebook do t’ju detyrojë ta lexoni vetë paraprakisht
Herën tjetër që ju provoni të shpërndani një artikull pa e lexuar fare, Facebook-u mund t’ju paralajmërojë që të mendoni sërish për veprimin tuaj.
Gjiganti i rrjeteve sociale të hënën në mëngjes lajmëroi se prej sot e tutje do të testonte një mundësi të re që lexuesve t’ju hapte artikujt për t’i lexuar para se t’i shpërndanin ato në platformë.
Facebooku do të nis testimin e kësaj mundësie me 6 për qind të përdoruesve globalë të saj në Android.
Ky veprim i Facebookut ka për qëllim të ngadalësojë shpërndarjen alarmante të dezinformatave dhe të përmbajtjes lënduese në këtë rrjet social, përcjell Periskopi nga Recode.
Shumë studiues të mediave sociale kanë avokuar për një gjë të tillë, duke shpresuar në minimizimin e reagimeve të njerëzve ndaj titujve provokativë pa e kuptuar mirë kontekstin e artikullit. /Periskopi