Nëse doni të arrini këtë ngjyrë perfekte të lëkurës, pas rrezitjes përdoreni këtë vaj
Qind për qind vaj natyral për rrezitje përftohet kur në vajin e përgatitur në shtëpi e fusni bimën dhe e lini të qëndrojë në mënyrë që të lirojë vajin e vet esencial.
Duke pasur parasysh që faktori i tij mbrojtës është rreth pesë, rekomandohet që të përdoret vetëm atëherë kur lëkura juaj të nxihet, përkatësisht kur rrezet e diellit janë të dobëta, transmeton telegrafi. Lëkura e lyer me këtë vaj, i cili bëhet nga arrat e papjekura (të gjelbra), karota dhe vaji i ullirit do të jetë e butë, delikate, e ushqyer dhe e mbrojtur, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 6,7 arra të gjelbra,– një karotë e freskët e madhe apo dy të vogla,– vaj ulliri.
Procedura
- Arrat pritni në katër copa dhe futni në kavanoz
- Karotën grijeni rende dhe derdheni në vaj ulliri
- Kavanozin lëreni të qëndrojë në diell rreth një muaj dhe kohë pas kohe tunden
- Kur të kalojë një muaj kullojeni përmbajtjen dhe vajin e përftuar qiteni në shishe.
Këshillë: Mund t’i përdorni edhe arrat të cilat tashmë gati janë pjekur, përkatësisht janë forcuar ashtu që thjeshtë t’i copëtoni me çekiç.
Nëse këtë vaj e ruani në vend të ftohtë dhe të errët, atëherë do të mund ta përdorni edhe vitin e ardhshëm.