Nëse doni ta përshpejtoni rritjen e flokëve, ne kemi një zgjidhje për ju
MASKË QË PËRSHPEJTON RRITJEN E FLOKËVE
Ndoshta nuk e keni çuar kurrë ndërmend më parë, por kanella është një nga përbërësit më të shëndetshëm që duhet të aplikoni në flokët tuaj. Përshpejton rritjen e tyre, parandalon këputjen dhe majat dyshe, u jep shkëlqim natyral dhe i bën më të fortë e elastikë. Por, jo vetëm kaq, antioksidanët që gjenden tek kanella ndihmojnë gjithashtu flokët nga veprimi i rrezeve ultravjollcë./periskopi.com
Përbërësit që ju nevojiten për maskën e mësipërme janë:
2 lugë gjelle kanellë pluhur
1 filxhan çaji me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe
10 pika vaj esencial rozmarine.
Kjo sasi është mëse e mjaftueshme për një grua me flokë me gjatësi mesatare, nëse keni flokë më të gjatë dyfishoni masat e përbërësve.
Përgatitja:
Ngrohni fillimisht vajin në mikrovalë, shtoni kanellën pasi të jetë ftohur mjaftueshëm dhe përzieni vazhdimisht. Në fund shtoni vajin e rozmarinës dhe maska juaj është gati.
Aplikojeni në rrënjët dhe majat e flokëve me ndihmën e një furçe dhëmbësh dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Në fund lani kokën fillimisht me ujë të ngrohtë dhe më pas me shampo ose sapun biologjik. Flokët tuaj do të duken shumë më ndryshe që pas herës së parë./periskopi.com