Nëse dini të zgjidhni, nga automobilat mund edhe të fitoni mirë
Këtë pohim e vërteton edhe fakti se disa ekzemplarë të automjeteve komuniste mund të ofrohen në rajon në shitje online me muaj, e madje edhe më vite të tëra.
Megjithatë, sipas portalin kroat Index.hr, pronarët nuk duhet të heqin dorë, sepse ka mundësi që dikur edhe mund t’iu rritet çmimi.
Nga ana tjetër, një parashikim tjetër interesant, i cili bazohet në përvojat e tregut amerikan, bënë radhitjen e dhjetë modeleve perëndimorë të automobilave çmimi i të cilëve me kohë mund të rritet shumë shpejt.
Lista e 10 automjeteve që konsiderohen investime të qëlluara duket kështu::
1963-1967 Mercedes-Benz 230SL
1965-1970 Cadillac DeVille
1966-1967 Pontiac GTO
1969-1974 Ferrari 246 Dino
1975-1993 Volvo 245
1979-1985 Mazda RX-7
1983-1997 Land Rover Defender
1985-1995 Suzuki Samurai
1992-1995 Porsche 968
2008-2012 Tesla Roadster
Të gjithë e dinë se cmimi i një Mercedesi 230 SL, që njihet edhe si Pagoda, do të rritet, njësoj sikurse edhe ai i modelit Ferrari 246 Dino. Mirëpo, pakkush do të priste që modeli i parë roadster i Teslas, i cili bazohet në Lotus, paraqet investim të mençur. Sipas portalit Hagerty, Pagodas cmimi për një vit iu rritt për 35 përqind, gjë që e arsyeton atë që u tha më sipër.
Një model tjetër i papritur sa i përket investimit në të është edhe Suzuki Samurai.