Nëse dëshironi të jetoni më gjatë, hani shëndetshëm

Nëse dëshironi të jetoni më gjatë, hani shëndetshëm

Për të jetuar më gjatë, ndikon edhe mënyra e ushqyerjes.

Një ekip kërkimor në Shtetet e Bashkuara ka studiuar dieta dhe informacione shëndetësore nga një grup prej mbi 73 mijë të rriturve për më shumë se 12 vjet, transmeton Klan Kosova.

Dieta e secilit person u shënua duke renditur shëndetin sipas një nga tri metoda të ndryshme, kompetentët kryesorë të secilit mjet vlerësues përfshinin ushqime të tilla si perime, fruta, drithëra, arra, mish të kuq, peshk, qumësht dhe ushqim me sasi të mëdha të sheqerit të shtuar.

Njerëzit të cilët ishin duke ngrënë mirë në fillim të studimit dhe qëndruan në këtë udhë, kishin midis nëntë dhe 14 për qind rrezik më të ulët të vdekjes së hershme.

Ushqimet që kontribuon më së shumti në përmirësimin e shëndetit ishin prodhimet kryesore të kokrrave, frutave, perimeve, peshkut dhe acide yndyrore omega-3.

 

Shpërndaje në: