Nëse dëshironi një Porsche me këtë ngjyrë përgatitni 100,000 dollarë shtesë vetëm për ngjyrosje

Nëse dëshironi një Porsche me këtë ngjyrë përgatitni 100,000 dollarë shtesë vetëm për ngjyrosje

Oferta e prodhuesit gjerman përfshin opsione që përnga çmimi mund të maten me pasuri të paluajtshme. Ndër to është edhe ngjyra e veçantë e Porsche’së, si një nga opsionet për personalizimin e EMP (Exclusive Manufaktur Porsche).

Një shitës në SHBA që e ofron këtë opsion, e ka vlerësuar ngjyrën me rreth100,000 dollarë ekstra.

Ngjyra quhet Urban Bamboo dhe është pjesë e mgjyrës Chromaflair. Karakteristikë e këtij lloji të llakut është një shtresë me shkëlqim, që e ndryshon ngjyrën varësisht nga këndi i shikimit dhe këndi në të cilin bie drita. Thënë ndryshe, është një “kameleon”, por shumë më elegant dhe unik.

Çmimi i saktë, nuk ekziston. Është e rëndësishme që klienti të mund të kërkojë ngjyrën më të çuditshme në këtë seri dhe Porsche do të përpiqet ta përmbushë dëshirën e tij. Çdo porosi konsiderohet individualitet, prandaj edhe vlerësohet.

Tashmë mund të shihen nuanca të ndryshme të kësaj serie ngjyrash në Evropë. Çmimet e tyre varionin mes 80,000 dhe 90,000 euro.

Shpërndaje në: