Nëse bëni seks gjatë periodave, ka disa gjëra që duhet të dini

Nëse bëni seks gjatë periodave, ka disa gjëra që duhet të dini

Mjekët iu japin lejen të vazhdoni

Ata thonë se nëse jeni me këtë gjë, është në rregull që të vazhdoni të bëni seks gjatë gjithë muajit pa bërë pushim. Është shumë natyrale dhe e sigurt për të dy partnerët. Për të shmangur shqetësimin më të madh, atë të njollave konsideroni të vendosni një peshqir në shtrat ose të bëni seks në dush.

Mund ta pëlqeni shumë atë

Zgjimi seksual është i ndryshëm tek çdo femër: disave mund t’u duket i mërzitshëm seksi gjatë atyre ditëve dhe disa të tjerave mund t’ju pëlqejë. Ditën e parë estrogjeni dhe testosterone janë në nivel të ulët, por në ditën e tretë niveli i tyre rritet. Shumë femra thonë se ndihen më të zgjuara seksualisht dhe më të ndjeshme gjatë kësaj kohë. Për më tepër edhe lubrifikimi do të jetë më i madh dhe natyral, prandaj mund të kënaqeni më shumë.

…edhe partnerit tuaj mund t’i pëlqejë

Femrat supozojnë se meshkujt nuk pëlqejnë që të bëjnë seks gjatë kësaj periudhe të muajit. Në fakt është vetë ajo që po i thotë “jo” seksit dhe jo partneri i saj. Çdo çift ndryshon nga tjetri. Nëse jeni kurioz se çfarë partneri juaj mendon flisni me të përpara se gjërat të nxehen.

Mund të bëni më pak “rrëmujë”

Përdorimi i prezervativit mund të jetë i rehatshëm dhe mund të ndihmojë të paktën njërin nga partnerët që të mos bëhet pis. Po ashtu pozicioni që zgjidhni për të bërë seks mund t’ju ndihmojë. Femra e shtrirë në kurriz mund të jetë një pozicion i mirë për të pasur më pak gjakderdhje (falë gravitetit).

Mos harroni të mbroheni!

Edhe nëse bëni seks gjatë periodave mund të ngeleni shtatëzënë. Tek disa femra periodat zgjasin më shumë se një javë dhe ndonjëherë ovulimi mund të përputhet me menstruacionet. Përveç kësaj, sperma mund të jetojë 3 deri në 5 ditë prandaj duhet tërdorur një mënyrë për t’u mbrojtur nga shtatëzënia.

Ajo këshillon që të tregohet kujdes të veçantë edhe ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme pasi rreziku i një infeksioni është më i madh gjatë atyre ditëve.

Burimi: Women’s Health

Shpërndaje në: