Nërron jetë aktori Sir John Hurt
Aktori veteran Sir John Hurt ka vdekur sot në moshën 77-vjeçare, ka njoftuar agjenti i tij.
Fituesi i çmimit “Bafta”, i njohur për rolet e tij në filmat “Alien” dhe “The Elphant Man”, që prej vitit 2015 po përballej me sëmundjen e kancerit.
Ai së fundmi luajti rolin e priftit Richard McSorley në filmin “Jackie”, i realizuar për gruan e presidentit amerikan John F. Kennedy.