Nerodima e Ferizajt katër orë pa rrymë sonte
Në redaksinë e Klan Kosovës kanë ardhur ankesa që nuk ka rrymë në fshatin Nerodime të Ferizajt.
Klani ka kontaktuar me KEDS-in të cilët kanë thënë që ka mbingarkesë, dhe mungesa e rrymës nuk ka të bëjë me ndonjë prishje.
“Ka mbingarkesë. Duhet të bëhet tejkalimi. Në momentin që bëhet tejkalimi, kyçen konsumatorët”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, për Klankosova.
Ndërkohë, edhe nga fshati Koshare dhe ai Slivovë janë lajmëruar te Klani për mungesë rryme, por asyet kanë qenë të njëjta si për fshatin Nerodimë – mbingarkesa.
Ata kanë thënë që pritet që kjo të sanohet para orës 12:00 kur edhe ndërrohen motmotet.