Nëpër sallonet e berberëve do të flitet përgjithmonë për brilancën e Danimarkës këtë Euro 2020

Nëpër sallonet e berberëve do të flitet përgjithmonë për brilancën e Danimarkës këtë Euro 2020

Nëse do të kishit përfshirë Danimarkën në lojërat e fatit në fillim të Euro 2020, shanset janë që ndoshta do të kishit pasur pak stres, më e pakta që mund të themi.

Pavarësisht se kishin një përbërje të re dhe interesante, danezët sigurisht se nuk kanë pritur të shkojnë shumë larg këtë Kampionat Evropian.

Këto dyshime vetëm sa u përshkallëzuan pasi ylli i Kombëtares, Christian Eriksen pësoi një sulm të tmerrshëm kardiak gjatë ndeshjes hapëse dhe Danimarka eventualisht u mposht nga Finlanda, transmeton Periskopi.

Mirëpo, tashmë kishte shenja se ky grup danezë i futbollistëve kishte diçka të veçantë.

Mënyra si manovruan brenda dhe jashtë fushës pas incidentit të Eriksenit, ishte absolutisht shembullore, teksa kur futim në miks marrëdhënien brilante me fansat danezë, konkludojmë një grup futbollistësh thjesht brilant.

Megjithatë, gjërat do të përkeqësoheshin edhe më shumë para se të përmirësoheshin, me Danimarkën që u mposht nga favoriti i kompeticionit, Belgjika.

Nga aty e tutje, ishte koha për festë në Kopenhagë, me danezët që dhuruan disa paraqitje drithëruese.

Ata ia treguan anën e mprehtë të thikës Rusisë, të cilën e mposhtën 4-1 para se të siguronin fazën tjetër të garës.

Uellsi ishte Kombëtarja tjetër që u njoftua me anën e egër të Danimarkës, e cila triumfoi me rezultat 4-0 në këtë përballje.

Në fazën e eleminimit direkt, Kasper Dolberg inspiroi danezët drejt triumfit kundër Çekisë.

Në këtë periudhë të kompeticionit, momentumi ishte në anën e danezëve më shumë se te kushdo tjetër.

Danimarka shpejt u shndërrua në skuadrën që neutralët dhe fansat në përgjithësi do ta përkrahnin.

Thjesht nuk mund ta imagjinoni çfarë ëndrre stratosferike ka mundur të ndodhte te fansat, pasi Mikkel Damsgaard lansoi një raketë absolute nga gjuajtja e lirë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Fatkeqësisht, Anglia do të rikthehej pastaj për të siguruar fazën tjetër vetëm pas penalltive.

Në fakt, danezët nuk merituan të largohen në atë mënyrë, por çfarë rrugëtimi brilant ishte për ta.

Rrugët dhe sallonet e berberëve përgjithmonë do të flasin për këtë ‘mrekulli’ të Danimarkës në Euro 2020. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: