Neoliberalizmi na ka shtyrë që individualisht t’i luftojmë ndryshimet klimatike

Neoliberalizmi na ka shtyrë që individualisht t’i luftojmë ndryshimet klimatike

Mjaft me këto obsesione se sa ‘gjelbër’ jetoni – filloni kolektivisht t’i kundërviheni pushtetit të korporatave.

A do të këshillonit dikë të shkundë peshqirët në një shtëpi të djegur? Ose të sillni mbytës insektesh në një përleshje me armë? Sidoqoftë, këshillat që dëgjojmë për ndryshimet klimatike gati se nuk mund të jenë të sinkronizuara me natyrën e krizës.

E-maili në inbox-in tim javën e kaluar më ofroi tridhjetë sugjerime për të gjelbëruar hapësirën time të zyrës: përdorni lapsa të ripërdorshëm, dekoroni me ngjyra të ndritshme, mos e përdorni ashensorin.

Duke u kthyer në shtëpi, eca shkallëve që të shtojnë mërzinë, mund të vazhdoja me opsione të tjera: të ndërroja poqët elektrikë, të blija pajisje të shëndetshme eko, të vendosja një panel diellor mbi çatinë time.

Dhe një studim i cili doli të enjten, pohoi se kishte zbuluar mënyrën më të mirë, të vetmen, për të luftuar ndryshimet klimatike.

Këto nxitje për veprim individual – në reklamat e korporatave, tekstet shkollore dhe në fushatat e grupeve mjedisore, veçanërisht në perëndim – duken aq të natyrshme sa ajri që frymojmë. Por, vështirë që mund të na ishte shërbyer më keq se kaq.

Ndërsa ne jemi të zënë në gjelbërimin e mjedisit tonë, korporatat e karburanteve fosile po i bëjnë këto përpjekje të parëndësishme. Dobësimi i emetimit të karbonit që nga viti 1988? Vetëm njëqind kompani janë përgjegjëse për 71 përqindëshin e mahnitshëm. Ju shqetësoheni me ato lapsa apo panele diellore; Ata vazhdojnë të djegin planetin.

Liria e këtyre korporatave për të ndotur – dhe fiksimi në një përqendrim të një jetese të dobët – nuk është rastësi. Është rezultat i një lufte ideologjike, të zhvilluar gjatë dyzet viteve të fundit, kundër mundësisë së veprimit kolektiv. Me një sukses të jashtëzakonshëm, nuk është tepër vonë për ta kthyer atë.

Projekti politik i neoliberalizmit, i ngritur nga Thatcher dhe Reagan, ka ndjekur dy objektiva kryesor. I pari ka qenë që të shkatërrojë ndonjë pengesë në ushtrimin e pushtetit privat të papërgjegjshëm. I dyti që t’i ngriste ato në ushtrimin e ndonjë vullneti demokratik publik.

Politikat e saj të markës – tregtarë të privatizimit, heqjen e taksave dhe marrëveshjet e tregtisë së lirë: këto kanë liberalizuar korporatat për të grumbulluar fitime të mëdha dhe për të trajtuar atmosferën e tokës si një deponi të ujërave të zeza, gjithashtu për të penguar aftësinë tonë – nëpërmjet instrumenteve të shtetit – për të planifikuar mirëqenien tonë kolektive.

Çdo gjë që i ngjan një kontrolli kolektiv mbi fuqinë e korporatave është bërë objekt i elitës: duke lobuar dhe nëpërmjet donacioneve të korporatës, duke sulmuar demokracitë, kanë penguar politikat e gjelbra, e në anën tjetër mbajnë subvencione të fosileve të karburanteve që rrjedhin; dhe e drejta e shoqatave si sindikatat, mjeti më efektiv për punëtorët që të ushtrojnë pushtet së bashku, por shpesh herë ka ndodhur të shtypen dhe të zvogëlohen sa herë që ka qenë e mundur.

Në momentin kur ndryshimet klimatike kërkojnë përgjigje kolektive të pashembullt, ideologjia neoliberale qëndron në rrugë. Kjo është arsyeja përse, nëse dëshirojmë të ulim shpejt emetimet, ne do të duhet të kapërcejmë të gjithë zërat e tregut të lirë: të marrim hekurudhat dhe shërbimet e rrjetet e energjisë përsëri nën kontrollin publik; të rregullojmë korporatat për të frenuar lëndët djegëse fosile; dhe të rrisim taksat për të paguar investimet masive në infrastrukturën e gatshme për klimën dhe energjinë e ripërtërishme – në mënyrë që panelet diellore të mund të jenë në çdo çati të çdo shtëpie, e jo vetëm të atyre që mund ta përballojnë.

Neoliberalizmi nuk ka siguruar, që kjo agjendë është politikisht jorealiste: ai gjithashtu është përpjekur ta bëjë atë të paimagjinueshme në aspektin kulturor. Festimi i tij për vetë-interes konkurrues dhe hiper-individualizëm, stigmatizimet e tij për dhembshuri dhe solidaritet, ka holluar lidhjet tona kolektive. Ai është përhapur, si një toksinë e brendshme anti-sociale, ajo që predikoi Margaret Thatcher: “Nuk ka ndonjë gjë të ngjashme si shoqëria”.

Studimet tregojnë se njerëzit që janë rritur në këtë epokë janë bërë më individualistë dhe konsumues. Të zhytur në një kulturë që na thotë të mendojmë për veten si konsumues e jo si qytetarë, si të vetë-sigurtë në vend të ndërvarur, a është çudi që ne merremi me një çështje sistematike duke bërë përpjekje individuale të paefektshme? Jemi të gjtihë fëmijët e Thatcherit.

Edhe para ardhjes së neoliberalizmit, ekonomika kapitaliste kishte lulëzuar tek njerëzit që besonin se duke u goditur nga problemet strukturore të një sistemi shfrytëzues – varfëria, papunësia, shëndeti i dobët, mungesa e përmbushjes – kjo ishte në fakt një mangësi individuale.

Neoliberalizmi ka marrë këtë vetë-fajësim të brendshëm dhe e ka turbulluar atë. Kjo tregon se ju nuk duhet të ndjeni vetëm faj dhe turp, nëse nuk mund të siguroni një punë të mirë, jeni thellë në borxh dhe jeni shumë të mbingarkuar që të keni kohë për miqtë. Ju jeni gjithashtu përgjegjës për mbajtjen e barrës së kolapsit të mundshëm ekologjik.

Natyrisht, ne kemi nevojë për njerëz që ulin konsumin dhe sjellin inovacion alternativë për uljen e karbonit – ndërtimin e fermave të qëndrueshme, shpikja e depove të baterive, përhapje e metodave zero-mbeturina. Por, zgjedhjet individuale do të llogariten më shumë kur sistemi ekonomik mund të ofrojë mundësi praktike për mjedisin, për të gjithë, jo vetëm për disa të pasur të pa të metë.

Nëse transporti publik nuk është i disponueshëm, njerëzit do të udhëtonin me makina. Nëse ushqimi organik vendor është shumë i shtrenjtë, ata nuk do të zgjedhin nga zinxhirët e super-tregut me karburant. Nëse mallrat e lira prodhohen pafundësisht, ata do të blejnë dhe do të blejnë. Kjo është puna që ka efekt të kundërt dhe i takon neoliberalizmit: të na bindë për të adresuar ndryshimet klimatike përmes xhepit tonë, sesa nëpërmjet fuqisë dhe politikës.

Eko-konsumimi mund të jetë në gjendje të shlyejë fajin tuaj. Por, vetëm lëvizjet masive kanë fuqinë për të ndryshuar trajektoren e krizës klimatike. Kjo kërkon prej nesh së pari një pushim mendor nga magjia që ka hedhur neoliberalizmi: të ndalemi së menduari si individë.

Lajmi i mirë është se impulsi i njerëzve për t’u bashkuar është i pashuar – dhe imagjinata kolektive tashmë po bën një kthim politik. Lëvizja për drejtësi klimatike është duke bllokuar tubacionet e naftës, duke detyruar shitjen e trilionë dollarëve dhe duke fituar mbështetje për ekonomi me 100% energji të pastër në qytetet dhe shtetet anembanë botës. Lidhjet e reja po tërhiqen nga Black Lives Matter, imigrantët dhe të drejtat e vendasve, dhe luftërat për paga më të mira. Në këmbë të lëvizjeve të tilla, partitë politike më në fund duken gati të sfidojnë dogmën neoliberale.

Askush më shumë se Jeremy Corbyn, Manifesti i Punës i të cilit shprehte një projekt rishpërndarës për të adresuar ndryshimet klimatike: duke rishikuar publikisht ekonominë dhe duke insistuar që oligarkët e korporatave nuk mund të vazhdojnë më. Nocioni se të pasurit duhet të paguajnë pjesën e tyre për të financuar këtë transformim, u konsiderua qesharake nga klasa politike dhe mediale. Miliona nuk u pajtuan. Shoqëria, e cila thuhet se është larguar, tani është kthyer me një hakmarrje.

Pra, rrisni disa karota dhe hipni në një biçikletë: kjo mund t’ju bëjë më të lumtur dhe më të shëndetshëm. Por është koha për të ndalur obsesionin me mënyrën se sa ‘gjelbër’ jetojmë personalisht – dhe të fillojmë kolektivisht duke marrë pushtetin e korporatave.

Përktheu dhe përshtati nga “The Guardian” “Periskopi”

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: