Nëntë përfitimet e orgazmës përveç kënaqësisë
Është e sigurt që keni dëgjuar shpesh për përfitimet e orgazmës, por nëse keni nevojë të rifreskoni njohuritë tuaja në lidhje me këtë temë, vazhdoni të lexoni
Orgazma parandalon aknet e reja
Orgazma çliron oksitocinë (hormoni i kënaqësisë) dhe zvogëlon prodhimin e kortisolit (që sinjalizon stresin), kjo gjë bën që të mos shtohen akne të reja.
Orgazma shton vetëvlerësimin për trupin
Kur kuptoni sa shumë kënaqësi mund t’ju japë trupi juaj, mund të jetoni më të kënaqur brenda tij. Madje sipas një studimi të Wise, gratë që ishin më shpesh seksualisht aktive ishin më të lumtura me trupin e tyre.
Orgazma ndihmon për një gjumë më të mirë
Të kaluarit një kohë të mirë në shtrat, ju ndihmon të flini më shpejt. Madje, një gjumë më i mirë është përfitimi kryesor i orgazmës.
Orgazma ndihmon trurin të punojë më mir
Orgazma rrit qarkullimin e gjakut në tru dhe një gjë e tillë e bën trurin edhe më efiçent në detyrat ditore.
Orgazma ndihmon për të pasur flokë të shëndetshëm
Përmirësimi në qarkullimin e gjakut bën të mundur që skalpi juaj të rrisë flokë të reja më të forta dhe me më shumë shkëlqim.
Orgazma ju bën të dukeni më të rinj
Orgazma e mban presionin e gjakut të ulët, prandaj ndalëson plakjen. Gjithashtu duke qenë se nivelet e estrogjenit rriten, çlirohet më shumë kolagjen gjë që e bën lëkurën tuaj të shkëlqejë.
Orgazma ju bën më të lumtur
Oksitocina e çliruar ju bën të ndiheni më mirë pa një arsye specifike, shkruan Anabel.
Orgazma zbeh dhimbjet
Seksi dhe orgazma aktivizojnë “vrasësit natyralë të dhimbjeve”. Në mënyrë që oksitocina e çliruar t’ju bëjë të ndiheni mirë, ajo ndihmon në zbehjen e dhimbjeve të kokës ose atyre menstruale.
Orgazma bën buzët të duken më të fryra
E dinit? Mesa duket zgjidhja për buzë të plota paska qenë kaq e thjeshtë.