Nëntë ekipet e Super League rikthehen në ECA, por jo edhe Juventusi, Reali e Barcelona

Nëntë ekipet e Super League rikthehen në ECA, por jo edhe Juventusi, Reali e Barcelona

Asociacioni i klubeve Evropiane (ECA) ka njoftuar se ka integruar sërish nëntë klubet që u larguan duke shkuar pas projektit të Supe League.

Klubet kishin bërë kërkesë për rikthim në bordin e ECA (Asociacionit të klubeve Evropiane) pas largimit të tyre në prill kur u krijua Superliga Evropiane.

Mediet evropiane raportojnë se se ECA i ka konfirmuar kërkesën klubeve që ishin përfshirë në projektin e ESL për t’i rikthyer në asociacion, përcjell Periskopi.

“Pas marrjes nga ECA të kërkesave specifike që i kërkojnë Bordit të ECA të marrë në konsideratë tërheqjen e kërkesave të tyre të mëparshme të dorëheqjes në prill 2021, Bordi Ekzekutiv i ECA ka rënë dakord që klubet e mëposhtme do të mbajnë anëtarësinë e tyre të zakonshme në ECA për anëtarësimin aktual në ECA cikli 2019-23: AC Milan, Arsenal FC, Chelsea FC, Club Atlético de Madrid, FC Internazionale Milano, Liverpool FC, Manchester City FC, Manchester United FC dhe Tottenham Hotspur FC, “thuhej në deklaratën e lëshuar.

Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona nuk janë të përfshira në listen e klubeve që iu kanë bashkuar Asociacionit, dhe duket se këto tri skuadra do të luftojnë deri në fund për projektin. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: