Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Evropianit të xhudos në Prishtinë
Është nënshkruar edhe zyrtarisht marrëveshje për mbajtjen e Kampionatit Evropian në Prishtinë.
Evropiani i xhudos për të rritur do të mbahet në dhjetor të këtij viti.
Trajneri i njohur, Driton Kuka, bëri të ditur se marrëveshja u nënshkrua këtë të martë nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Presidenti i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, dhe Presidenti i Federatës Evropiane, Laslo Thot.
Njoftimi i plotë nga Kuka (pa ndërhyrje):
“Kampionati Evropian i xhudos për të rritur në Kosovë!
Kategoria open -57 kg dhe -73 kg
Sot edhe zyrtarisht u nënshkrua marëveshja për mbajtjen e Evropianit në Prishtinë në dhjetor të këtij viti!
Ministri Çeku,Presidenti i Federatës Evropiane Laslo Thot dhe Zv.Presidenti Hrvoje Lindi si dhe Presidenti ynë Agron Kuka spt nënshkkruan marrëveshjen për organizimin e Evropianit në Kosovë!
Elita e xhudos Evropiane vjen në Ks në garën më të madhe Sportive deri tash të mbajtur në Kosovë!
Kjo garë është në pjesë e Projektit “Kosova – Judo Nation””.