Nënshkruhet marrëveshja 400 mijë euroshe për ndërtimin e stadiumit në Malishevë
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Malishevës për ndërtimin e infrastrukturës së stadiumit të qytetit “Liman Begaj”.
Sipas njoftimit, ky memorandum është nënshkruar në mes kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastrati dhe ministrit Hajrulla Çeku, ku investimi pritet të jetë rreth 400 mijë euro.
“E falënderova ministrin Çeku për nënshkrimin e këtij Memorandumi dhe shpreha gatishmërinë tonë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë përmes projekteve konkrete”, tha Kastrati.