Nënkryetari i Prishtinës i reagon Kurtit: S’e keni ndarë asnjë cent për kryeqytetin

Nënkryetari i Prishtinës i reagon Kurtit: S’e keni ndarë asnjë cent për kryeqytetin

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurtit, i cili sot gjatë ditës i përmendi disa nga punët e Qeverisë për kryeqytetin, në fushën e sportit dhe kulturës.

Zogaj i ka përmendur disa punë të cilat sipas janë bllokuar nën qeverisjen e kryeministrit aktual.

Sipas Zogajt, Qeveria Kurti nuk e ka ndarë “asnjë cent për Kryeqytetin”.

Postimi i plotë i Zogajt:

Nuk e keni vizituar zyren e Kryeqytetit asnjëherë në 4 vite mandat;

– Nuk jeni interesuar për asnjë problem e hall të qytetarëve të Prishtinës;

– Nuk e keni ndarë ASNJË cent për Kryeqytetin;

– E keni bllokuar projektin e Unazës së Jashtme (mbi 300 mil EUR);

– E keni refuzuar projektin e Bankes Botërore për Prishtinën, me titull ‘Liveable Cities’;

– Po e bllokoni projektin e Nënkalimit ‘Agim Ramadani’;

– Po e bllokoni projektin e Spitalit të Prishtinës;

– Po e bllokoni zhvillimin e ‘Rruges A’ në çdo hap të mundur;

– Po mumdoheni ta leni Prishtinën anash organizimit të Lojrave Mesdhetare 2030;

E të tjera! E të tjera!

Leje Prishtinën, tregona najsen për Uren e Ibrit!

Shpërndaje në: