Nënat që përdorin marijuanë gjatë shtatzanisë, rrezikojnë të lindin fëmijë autik
Gjatë një studimi ekspertët dolën në përfundimin se përdorimi i marijuanës gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun që fëmija të jetë më autizëm.
“Gratë që përdorën kanabis gjatë shtatzënisë kishin 1.5 herë më shumë mundësi që të lindnin një fëmijë me autizëm”- tha autori i studimit Dr. Darine El-Chaar, specialist i mjekësisë fetale të nënave dhe hetues klinik në Institutin e Kërkimeve Spitalore në Otava në Kanada.
Studimet e kaluara kanë treguar që përdorimi i marijuanës gjatë shtatzënisë është i lidhur me peshën e ulët të fëmijës, impulsivitetin, hiperaktivitetin dhe çështje të tjera lidhur me sjelljen e foshnjës.
Gjithashtu në studim u zbulua se gratë shtatzëna që përdorin marijuanë kanë një rrezik 2.3 herë më të madh që fëmijën ta lindin të vdekur.
“Në bazë të kësaj, unë nuk jam i befasuar nga këto gjetje”- tha El-Chaar.
Studimi, i botuar ditën e hënë në revistën Nature, shqyrtoi të dhënat e çdo lloj lindje në Ontario, Kanada gjatë viteve 2007 dhe 2012, shumë kohë përpara se marijuana të legalizohej në Kanada.
Studimi nuk kapi sasinë dhe llojin e marijuanës që gratë kishin përdorur gjatë shtatzanisë. Gjithashtu ekspertët nuk e dinin sa shpesh e kishin përdorur gratë.