Nëna ia vrau babanë, Charlize Theron flet hapur për ngjarjen
Aktorja e famshme e Hollywoodit Charlize Theron, ka folur hapur për momentin kur nëna e saj qëlloi për vdekje babanë e saj.
Aktorja ishte vetëm 15 vjeçe kur babai i saj pijanec qëlloi me armë derën pas të cilës po fshihej Theron me nënën e saj.
“Asnjë plumb nuk ka goditi, gjë që është thjeshtë një mrekulli. Por në vetëmbrojte ajo i dha fund kërcënimit’, tha Theron për NPR, shkruan BBC.
Charlize u rrit në një fermë afër Johannesburg në Afrikën e Jugut me nënën e saj Gerda dhe babin Charles.
Ajo e përshkroi babanë e saj si një “njeri shumë të sëmurë” dhe tha se të jetosh me një alkoolist ishte një “situatë mjaft e pashpresë”, përcjell periskopi.